Kina nxjerr udhëzime për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë të financave gjithëpërfshirëse
2023-10-12 18:51:33

CFP

CFP

Këshilli i Shtetit i Kinës ka nxjerrë një dokument udhëzues që specifikon politikat dhe masat për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë të financave gjithëpërfshirëse gjatë pesë viteve të ardhshme.

Në pesë vjet, në thelb do të krijohet një sistem financiar gjithëpërfshirës me cilësi të lartë, thuhet në dokumentin e cituar nga “Xinhua”, ku theksohet se pritet të bëhet përparim për shërbimet bazë financiare, lehtësinë e marrjes së financimit, mbështetjen për rivitalizimin rural, edukimin dhe mbrojtjen e konsumatorëve, kontrollin e rrezikut financiar si dhe mekanizma të tjerë mbështetës.

Sipas dokumentit, do të bëhen përpjekje për të përmirësuar produktet dhe shërbimet financiare kyçe gjithëpërfshirëse, për të rritur cilësinë e shërbimit financiar në lidhje me jetesën e njerëzve, si dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve të vogla dhe mikro, rivitalizimin rural dhe zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët.

Në dokument bëhet thirrje për avancimin e reformës strukturore të ofertës financiare, parandalimin e rreziqeve financiare në fushat kryesore, forcimin e edukimit financiar dhe aftësive të publikut dhe përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave financiare të konsumatorëve. (Elona)