Nxënësit e huaj të Lu Ban-it
2023-10-11 18:59:43

Xhibuti gjendet në Afrikën Verilindore e në bregun perëndimor të Gjirit të Adenit dhe është një vend i rëndësishëm në ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë". Punishtja e parë "Lu Ban" në Afrikë është pikërisht në Xhibuti.

Lu Ban ka qenë një mjeshtër karpentier i Kinës së lashtë dhe krijimi i punishtes "Lu Ban" ka për qëllim sjelljen e përvojës së mësimdhënies dhe të pajisjeve në Xhibuti për t'i ndihmuar të rinjtë vendorë të përvetësojnë aftësi profesionale. Në shtator të vitit 2018, presidenti kinez Xi Jinping u shpreh në Samitin e Pekinit të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë se Kina do të krijojë 10 punishte "Lu Ban" në Afrikë për t'u dhënë të rinjve afrikanë përgatitje profesionale.

I riu xhibutian Osman luante shpesh futboll afër hekurudhës në fëmijëri dhe ëndërronte të punonte në sektorin hekurudhor. Punishtja "Lu Ban" në Xhibuti pranifikoi të pranojë nxënës për kursin e hekurudhës. Mbi 1000 të rinj u regjistruan në këtë kurs dhe Osmani ishte një prej tyre. Ai u bë një nga 24 nxënësit e kontingjentit të parë që përfunduan kursin.

Deri tani Kina ka krijuar punishte "Lu Ban" në mbi 20 vende aziatike, afrikane e evropiane bashkëndërtuese të "Një brez, një rrugë". Kjo platformë e shkëmbimeve dhe e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit profesional po njihet gjerësisht në botë. (Fani)