CFP
Presidenti francez, Emanuel Macron, deklaroi se nuk ka prova zyrtare të mbështetjes iraniane për sulmet e Hamasit ndaj Izraelit.
Në një konferencë shtypi në Hamburg së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Macron tha se megjithatë, ka të ngjarë që Hamasit t'i ofrohet ndihmë, citon “RTSH”. Edhe zyrtarët amerikanë të sigurisë kanë pohuar thuajse të njëjtën gjë. Zëvendëskëshilltari i sigurisë kombëtare, Jon Finer, tha se nuk ka asnjë informacion të drejtpërdrejtë që lidh këto sulme me Iranin në këtë moment. Por ai theksoi se Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani është gjerësisht bashkëpunëtor në sulmet e Hamasit në Izrael.
Për ndihmën për Gazën, Macron tha gjithashtu se Franca nuk është në favor të një pezullimi të ndihmës për popullsinë palestineze. Ai tha se Franca kishte vendosur tashmë masa për të siguruar që ndihma për popullsinë palestineze mos të shkonte për grupet terroriste.
“Ne nuk duhet të ngatërrojmë luftën kundër terrorizmit me të drejtat më elementare të njeriut”,- theksoi presidenti francez. (Elona)