Xi Jinping-u do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së forumit për "Një brez, një rrugë"
2023-10-11 20:44:30

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës njoftoi të mërkurën se presidenti kinez Xi Jinping do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit të 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë", që do të zhvillohet më 17 e 18 tetor në Pekin.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme Hua Chunying u shpreh në një njoftim se presidenti Xi Jinping do të mbajë një fjalim në ceremoninë e hapjes dhe do të shtrojë një banket mirëseardhjeje për udhëheqësit e huaj dhe drejtuesit e organizatave ndërkombëtare pjesëmarrës në forum.

Zëdhënësja Hua Chunying bëri të ditur se tema e Forumit të 3-të "Një brez, një rrugë" është "Bashkëpunimi me cilësi të lartë për 'Një brez, një rrugë' - Zhvillim dhe lulëzim i përbashkët".

Forumi zhvillohet ndërsa sivjet është 10-vjetori i nismës "Një brez, një rrugë". (Fani)