BE-ja dhe vendet e Gjirit kërkojnë mbështetje të qëndrueshme financiare për palestinezët
2023-10-11 17:48:12
CFP
Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit kërkuan të martën mbështetje të qëndrueshme financiare për palestinezët, pas një takimi të përbashkët të ministrave të tyre të Jashtëm në Oman.
“Të dyja palët nënvizuan rëndësinë e mbështetjes së qëndrueshme financiare për UNRWA (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinë) dhe vazhdimin e ndihmës humanitare dhe zhvillimore për palestinezët në territoret e pushtuara”, sipas një deklarate të përbashkët të lexuar nga kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, citon “ATSH”. (Elona)
Lajmet Kryesore