Izraeli kryen sulme ajrore në Gaza ndërsa rritet numri i viktimave në të dyja palët
2023-10-11 21:00:22
Foto nga CFP
Izraeli tha të mërkurën se ushtria e tij goditi gjatë natës 200 objektiva në Rripin e Gazës, ndërsa trupat izraelite janë grumbulluar pranë kufirit të Gazës para një ofensive të mundshme tokësore.
Numri i të vdekurve në palën izraelite nga sulmet e Hamasit që filluan të shtunën u rrit në 1,200 veta, kryesisht civilë, me 2,700 të tjerë të plagosur.
Zëdhënësi i Forcave izraelite të Mbrojtjes, nënkoloneli Jonathan Conricus tha se numri u rrit pas gjetjes së më shumë trupave, jo për shkak të luftimeve të vazhdueshme brenda Izraelit.
Ai tha në një videomesazh se Izraeli ka mbyllur çarjet kufitare të kryera nga luftëtarët e Hamasit dhe po ruan zonën nga afër.
Lajmet Kryesore