UEFA cakton organizatorët e finaleve të “Euro 2028” dhe “Euro 2032”
2023-10-11 17:57:10

CFP

CFP

Mbretëria e Bashkuar dhe Republika e Irlandës do të presin finalet e Kampionatit Europian 2028, ndërsa Italia dhe Turqia do të organizojnë së bashku finalet e Kampionatit Europian 2032.

Vendimi u mor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, bën të ditur “ATSH”.

Vendimi ishte i lehtë për t’u marrë pasi nuk kishte asnjë shtet tjetër për t’i rivalizuar kandidaturat e paraqitura.

Komiteti Ekzekutiv miratoi gjithashtu kalendarin për mbledhjet e radhës si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me anën administrative të UEFA-s.  (Elona)

CFP

CFP