Kina nis studimin kampion të popullsisë
2023-10-11 17:20:26
Xinhua
Zyra Kombëtare e Statistikave të Kinës njoftoi të martën se do të nisë një studim kampion të popullsisë në mbarë vendin këtë vit, në mënyrë që të monitorojë me saktësi dhe me shpejtësi zhvillimin demografik në Kinë dhe të ndihmojë formulimin e planeve të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit dhe politikave të popullsisë.
Deri më 30 nëntor, banorët e përzgjedhur do të pyeten për informacionin e tyre bazë, duke filluar nga mosha, gjinia dhe raca deri te nivelet e arsimit, pozicionet e punës, statusi martesor dhe i fertilitetit dhe kushtet e strehimit, bën të ditur “China Daily”.
Koha e referencës për sondazhin do të jetë 1 nëntor 2023. (Elona)
Lajmet Kryesore