SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa në Izrael
2023-10-11 17:46:56

CFP

CFP

SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa në Izrael, deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, bën të ditur “RTSH”.

Sipas tij, qeveria amerikane nuk ka ndërmend të dërgojë trupa në Izrael, por do të mbrojë interesat e SHBA-së në rajon.

Ai deklaroi se priten më shumë kërkesa sigurie nga Izraeli, të cilat SHBA-ja do të përpiqet t'i përmbushë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kirby tha gjithashtu se nuk ka dyshim se ka një shkallë bashkëpunimi nga Irani në mbështetjen e Hamasit, por SHBA-ja nuk ka parë prova të forta dhe të prekshme që Irani ishte i përfshirë drejtpërdrejt në sulm. (Elona)