CFP
Ministri në detyrë i qeverisë së përkohshme afgane për Shëndetin Publik, Qalandar Ibad, tha se do të ketë nevojë për ilaçe dhe pajisje mjekësore për njerëzit e prekur nga tërmeti në provincën Herat të Afganistanit perëndimor.
“Nëse e shikojmë çështjen në një afat të gjatë, ne kemi nevojë për pajisje mjekësore dhe ilaçe”,- tha Ibad për “Xinhua”, pasi vizitoi spitalet në provincën Herat.
Dy tërmete të fuqishëm, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë, të ndjekur nga disa pasgoditje, tronditën Afganistanin perëndimor të shtunën, duke lënë të paktën 2053 të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur.
Ministri tha se 12 ose 13 fshatra u shkatërruan plotësisht dhe ata që i mbijetuan tërmetit janë zhvendosur.
Përveç ofrimit të shërbimeve shëndetësore, qeveria do të sigurojë gjithashtu ndihmë humanitare si dhe strehim për njerëzit e prekur nga tërmeti në Herat, shtoi zyrtari. (Elona)