CFP
Fusha e gazit argjilor Fuling në komunën Chongqing të Kinës jugperëndimore ka prodhuar mbi 60 miliardë metra kub gaz natyror që kur filloi prodhimin komercial, sipas “Sinopec”, zhvilluesi i saj dhe rafineria më e madh e naftës në Kinë.
Gazi argjilor është një gaz natyror jokonvencional, që përbëhet kryesisht nga metani dhe konsiderohet si një burim i ri energjie e pastër.
Fusha e gazit Fuling u ndërtua fillimisht në dhjetor 2012 dhe hyri në zhvillim tregtar në mars 2014, duke u bërë fusha e parë e gazit argjilor në shkallë të gjerë në Kinë, shkruan “Xinhua”.
Ajo ka rezerva të provuara prej 900 miliardë metra kub gaz dhe një prodhim ditor të gazit argjilor prej rreth 23 milionë metra kub.
Fusha e gazit aktualisht çon energji të gjelbër dhe të pastër në më shumë se 70 qytete përgjatë Brezit Ekonomik të lumit Yangtze. (Elona)