Shefi i politikës së jashtme të BE-së do të vizitojë Kinën
2023-10-11 20:49:59

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh të mërkurën në një konferencë shtypi se, me ftesën e ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë dhe zv.president i Komisionit Evropian Josep Borrell do të bëjë një vizitë në Kinë. Të dy palët do të zhvillojnë raundin e 12-të të Dialogut Strategjik të Nivelit të Lartë Kinë-BE nga 12 deri më 14 tetor.

Duke theksuar se Kina e mirëpret vizitën e Josep Borrell-it, Wang shtoi se ajo do të jetë në favor të zhvillimit të shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-BE dhe do të shërbejë si përgatitje për shkëmbimet dypalëshe të nivelit të lartë në etapën e ardhshme.

Ky vit shënon 20-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet Kinës e BE-së. (Fani)