Konsullata kineze në San Francisko kërkon hetim të sulmit me makinë
2023-10-11 16:13:54

Konsullata kineze në San Francisko denoncoi një sulm me makinë në zyrën e saj të vizave. “Pasditen e datës 9 tetorit, një person i paidentifikuar drejtoi një automjet dhe u përplas me dhunë në zyrën e vizave të konsullatës sonë, duke paraqitur një kërcënim serioz për sigurinë e personelit dhe njerëzve në vendngjarje, duke shkaktuar dëme serioze në pronat e konsullatës”,- thuhet në deklaratë.

Konsullata bëri të ditur se dënon ashpër sulmin e dhunshëm dhe rezervon të drejtën për të ndjekur përgjegjësitë në lidhje me incidentin, duke kërkuar që e vërteta të konstatohet shpejt dhe të trajtohet seriozisht nga ligji, citon “Xinhua”.

“Ne gjithashtu i nxisim Shtetet e Bashkuara të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e personelit dhe ambienteve të Konsullatës së Përgjithshme”, thuhet në deklaratë. (Elona)