Foto nga CFP
Të martën, kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi një mesazh ngushëllimi kryeministrit në detyrë të qeverisë së përkohshme afgane Muhamad Hasan Akhund për fatkeqësinë e tërmetit në Afganistan.
Li Qiang u shpreh në mesazh se në provincën Herat të Afganistanit ra një tërmet i fuqishëm, që shkaktoi një numër të madh viktimash. Në emër të qeverisë e popullit kinez, ai shprehu ngushëllime të thella për të vdekurit dhe simpatinë e sinqertë për të afërmit e tyre dhe të plagosurit. "Kina dëshiron t'i japë ndihmë brenda mundësive popullit afgan," tha kryeministri Li.
Edhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i dërgoi një mesazh ngushëllimi ministrit të Jashtëm në detyrë të qeverisë së përkohshme afgane Amir Khan Mutaqi lidhur me tërmetin. (Fani)