Sergei Lavrov (Foto Xinhua)
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka kritikuar ekspansionizmin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).
Në një artikull të botuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme ruse të martën, Lavrov paralajmëroi se NATO-ja po minon arkitekturën ekzistuese rajonale rreth Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe po krijon një pikë të re të tensionit gjeopolitik në rajonin Azi-Paqësor, citon “Xinhua”.
“SHBA-ja po formon minialeanca ushtarako-politike nën kontrollin e tij, si AUKUS (Australia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara), treshja e Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Koresë së Jugut, si dhe kuarteti Japoni, Kore e Jugut, Australi, Zelandë e Re, dhe përfshirja e tyre në bashkëpunim praktik me NATO-n, e cila po vendos infrastrukturën e saj në arenën e Paqësorit”,- tha Lavrov.
Këto përpjekje përbëjnë një kërcënim për arkitekturën rajonale gjithëpërfshirëse, të bazuar në konsensus rreth ASEAN-it, tha Lavrov në artikullin e titulluar “Respektimi i parimeve të Kartës së OKB-së në tërësinë e tyre dhe ndërlidhja - një garanci e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”. (Elona)