FMN: Rritja globale, 3% këtë vit dhe 2.9% në 2024-n
2023-10-11 17:21:30

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi të martën që rritja ekonomike globale të arrijë në 3% këtë vit, pa ndryshuar nga parashikimi i fundit në korrik. Për vitin e ardhshëm, FMN-ja e rishikoi vlerësimin e tij paksa më poshtë, nga 3% në 2.9%, shkruan “ATSH”.

FMN-ja e përshkroi ekonominë globale si ende të brishtë nga sfidat që variojnë nga inflacioni i lartë dhe politika e shtrënguar monetare, deri te konflikti ruso-ukrainas dhe ngjarjet ekstreme të motit.

“Ngadalësimi është më i theksuar në botën e industrializuar sesa në vendet në zhvillim”,- bëri të ditur FMN-ja, teksa publikoi perspektivën e saj të fundit për ekonominë botërore.

Në vitin 2022, ndërsa pasojat shëndetësore dhe ekonomike të Covid-19 filluan të zbeheshin, ekonomia globale u rrit me 3.5%. (Elona)