Kina do të ulë çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe naftës
2023-10-11 16:04:27

CFP

CFP

Nga sot, Kina do të ulë çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës, bazuar në ndryshimet e fundit në çmimet ndërkombëtare, njoftoi planifikuesi kryesor ekonomik i vendit.

Çmimet e benzinës do të ulen me 85 juanë (rreth 11.84 dollarë amerikanë) për ton dhe çmimet e naftës me 80 juanë për ton, citon “Xinhua” Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës.

Sipas mekanizmit aktual, çmimet e produkteve të naftës së rafinuar rregullohen pas ndryshimeve në çmimet ndërkombëtare të naftës bruto.

Tre kompanive kryesore të naftës të Kinës - “China National Petroleum Corporation”, “China Petrochemical Corporation” dhe “China National Offshore Oil Corporation” - dhe rafinerive të tjera të naftës u është kërkuar të ruajnë prodhimin e naftës dhe të lehtësojnë transportin për të siguruar furnizime të qëndrueshme. (Elona)