China Daily
Gjithsej 706 persona të dyshuar për kryerjen e mashtrimeve në internet në Mianmar janë dorëzuar në polici në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore, si rezultat i bashkëpunimit të agjencive të zbatimit të ligjit në luftimin e krimeve të tilla.
Njoftimin e bëri Ministria e Sigurisë Publike e Kinës, sipas së cilës bashkëpunimi në zbatimin e ligjit ka dhënë rezultate pasi rastet e fundit të mashtrimit në internet në Kinë kanë treguar një prirje të qartë rënëse, citon “China Daily”.
Gjithsej 2317 të dyshuar për mashtrim në internet lidhur me Mianmarin verior janë kapur dhe dorëzuar në Kinë që nga gushti. Duke pasur parasysh përhapjen e mashtrimit në internet në Mianmarin verior që synon qytetarët kinezë, autoritetet e sigurisë publike në provincën kufitare të Yunnan kanë forcuar bashkëpunimin me departamentet e zbatimit të ligjit në Mianmar. (Elona)