Tregtia e shërbimeve në Kinë u rrit me 8 për qind në tetë muajt e parë
2023-10-11 17:31:58

CFP

CFP

Vlera e tregtisë së shërbimeve të Kinës u rrit me 8 për qind në tetë muajt e parë të këtij viti, treguan të martën të dhënat nga Ministria e Tregtisë.

Sipas të dhënave, vlera e tregtisë së shërbimeve arriti në 4.25 trilionë juanë (rreth 592.1 miliardë dollarë amerikanë), citon “Xinhua”.

Importet e shërbimeve u rritën me 22.5 për qind në bazë vjetore në 2.49 trilionë juanë, ndërsa eksportet e shërbimeve ranë 7.4 për qind nga një vit më parë në 1.77 trilionë juanë. (Elona)