Ekonomistja Claudia Goldin merr Çmimin Nobel për Ekonominë
2023-10-10 16:11:18

Ekonomistja Nobel (Foto Rtsh)

Ekonomistja Nobel (Foto Rtsh)

Claudia Goldin fitoi Çmimin “Nobel” për Ekonominë, për studimin e saj për rolin e grave në tregun e punës, njofton “RTSH”.

“Ekonomistja amerikane ka paraqitur qartë fitimet e grave dhe pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës përgjatë shekujve. Studimet e saj zbulojnë modele të reja, identifikojnë shkaqet e ndryshimit, si dhe tregojnë burimin kryesor të hendekut gjinor në këtë drejtim”,- thuhet në motivacionin e çmimit dhënë nga Akademia Suedeze e Shkencave.

Profesorja e Universitetit të Harvardit pritet të shpërblehet me 10 milionë korona suedeze (907 mijë dollarë). (Fatosi)