Festivali i Muzikës “Kina tani” përfundon me nderimin e tre brezave të kompozitorëve që lidhin Kinën dhe SHBA-në
2023-10-10 16:00:15

Sezoni i gjashtë i Festivalit të Muzikës “China Now” kulmoi me një finale të madhe të dielën me koncertin e xhazit në “Lincoln Center”, në New York, duke i bërë homazhe tre brezave të kompozitorëve që lidhin Kinën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Koncerti “Orkestra feston muzikën e Chen Yi dhe Zhou Long” shfaqi vepra të mëdha simfonike të këtyre dy kompozitorëve më me ndikim kinezo-amerikanë dhe mësuesit të tyre të njohur në Universitetin e Kolumbisë, Chou Wen-chung, i cili u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare në vitin 2019.

Me shtimin e dy pjesëve nga studentët e tyre të rinj; Zhou Juan, një student i arteve muzikore nga Universiteti i Misurit dhe Li Shaosheng, një kompozitor rezident në Orkestrën Simfonike Kombëtare të Kinës dhe Orkestrën Simfonike Guangxi, programi lidhi tre breza kompozitorësh për të nxjerrë në pah urën muzikore të brezave që Chen dhe Zhou kanë ndërtuar midis SHBA-së dhe Kinës.

Xinhua

Xinhua

Chen Yi dhe Zhou Long, të dy të lindur në vitin 1953, filluan odisenë e tyre muzikore gjatë viteve 1980 në Universitetin e Kolumbias nën tutelën e kompozitorit Chou Wen-chung, kompozimet e të cilit, të karakterizuara nga lidhjet e tyre të thella me traditat Lindore dhe Perëndimore, lanë një shenjë të pashlyeshme te Chen dhe Zhou.

Të frymëzuar nga magjepsja e mentorit të tyre me eksplorimin e kryqëzimit të kulturave të ndryshme muzikore, Chen dhe Zhou, gjatë dekadave, kanë përzier trashëgiminë e tyre kulturore me teknikat bashkëkohore kompozicionale, duke krijuar një gjuhë muzikore unike dhe magjepsëse që rezonon përtej kufijve.

Koncerti u prezantua nga “The Orchestra Now”, një orkestër me bazë në “Bard College”, e drejtuar nga Jindong Cai, drejtor artistik i festivalit, dhe Chen Bing, profesor në Departamentin e Dirigjimit në Konservatorin e Muzikës (CCOM). (Fatosi)