Foto nga CFP
Të martën, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh homologut të tij fixhian Ratu Wiliame Katonivere për ta uruar për 53-vjetorin e pavarësisë së Fixhit.
Xi u shpreh në mesazh se, pas vendosjes së lidhjeve diplomatike, marrëdhëniet ndërmjet Kinës e Fixhit janë zhvilluar shpejt, duke u sjellë të dy popujve përfitime dhe duke nxitur zhvillimin paqësor rajonal. "Unë u kushtoj shumë rëndësi marrëdhënieve Kinë-Fixhi dhe dëshiroj të punoj së bashku me presidentin Ratu Wiliame Katonivere për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet dy vendeve," tha kreu i shtetit i Kinës.
Edhe kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi mesazh urimi homologut të tij të Fixhit Sitiveni Rabuka për 53-vjetorin e pavarësisë së këtij vendi të Oqeanisë.(Fani)