Do të zhvillohet Ekspozita e 9-të Ndërkombëtare e të Drejtave të Autorit e Kinës
2023-10-10 20:52:53

Siç bëhet e ditur prej Administratës Kombëtare të të Drejtave të Autorit të Kinës, nga 23 deri më 25 nëntor do të zhvillohet në qytetin Chengdu të provincës Sichuan Ekspozita e 9-të Ndërkombëtare e të Drejtave të Autorit e Kinës.

Ekspozita e të Drejtave të Autorit është e vetmja ekspozitë e përgjithshme ndërkombëtare e kombëtare në fushën e të drejtave të autorit. Pas fillimit të organizimit në vitin 2008, kjo ekspozitë zhvillohet një herë në dy vjet. Pas zhvillimit mbi 10-vjeçar, tani ekspozita e të drejtave të autorit është bërë një platformë e rëndësishme për shfaqjen e arritjeve në fushën e të drejtave të autorit, të tregtimit të të drejtave të autorit, të transformimit të vlerës së të drejtave të autorit dhe për nxitjen e shkëmbimeve ndërmjet Kinës e vendeve të tjera në këtë fushë. (Fani)