OKB: Rreth 123.000 të zhvendosur nga Gaza, pas sulmeve izraelite
2023-10-10 15:52:31

CFP

CFP

Më shumë se 123.000 palestinezë në Rripin e Gazës janë zhvendosur brenda vendit pas sulmeve ajrore hakmarrëse të Izraelit në enklavën bregdetare, njoftoi Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, përcjell “ATSH”.

Sipas agjencisë, njerëzit janë larguar nga frika për sigurinë e tyre, ose sepse u janë shkatërruar shtëpitë.

Ushtria izraelite nisi sulmet ajrore pas një sulmi të paprecedentë të shumëfishtë nga Hamasi të shtunën.

Sipas OCHA-së, Ministria e Punëve Publike dhe Strehimit të Gazës ka njoftuar se 159 njësi banimi janë shkatërruar dhe 1210 janë dëmtuar rëndë.

CFP

CFP

“Sulmet ajrore izraelite shkaktuan gjithashtu dëme në infrastrukturën e ujit dhe kanalizimeve për më shumë se 400.000 persona, si dhe disa objekte shëndetësore”, bëri të ditur ministria. (Fatosi)