Tërmeti në Afganistan, vijojnë kërkimet për viktima e të plagosur
2023-10-10 14:42:51

CFP

CFP

Autoritetet afgane vazhdojnë kërkimet për viktimat e tërmetit të së shtunës, i cili ka shkaktuar mbi 2 mijë të vdekur.

Rreth 10 mijë persona kanë mbetur të plagosur dhe më shumë se 1300 banesa janë rrafshuar nga goditja sizmike me magnitudë 6.3, e cila ra afër qytetit të Heratit, njofton “RTSH”.

Tërmeti i fundit është edhe më i rëndë për nga bilanci sesa ai i qershorit të shkuar, kur lëkundjet rrëzuan shtëpitë kryesisht prej balte të banorëve, duke vrarë të paktën 1 mijë persona.

Dhjetëra ekipi shpëtimi janë shpërndarë nëpër vend, përfshirë ushtrinë dhe organizatat jofitimprurëse, si Gjysmëhëna e Kuqe.

“Mjekët pa Kufij” kanë ngritur pesë tenda mjekësore në Spitalin Rajonal të Heratit për 80 pacientë, por sipas autoriteteve, aty janë trajtuar mbi 300.

Tërmeti i 7 tetorit vrau mbi 2 mijë persona dhe ka plagosur rreth 10 mijë të tjerë. (Fatosi)

CFP

CFP