Hapet Kongresi i 18-të i Federatës Mbarëkineze të Sindikatave
2023-10-10 11:59:53

Kongresi i 18-të i Federatës Mbarëkineze të Sindikatave u hap të hënën në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.

Foto:CMG

Pamje nga kongresi, 9 tetor 2023, Pekin(Foto:CMG)

Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm presidenti kinez Xi Jinping, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i PKK-së, si edhe udhëheqës të tjerë të PKK-së dhe të shtetit, duke përfshirë anëtarë të tjerë të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së.

Në fjalimin e tij të mbajtur në emër të udhëheqjes qendrore të PKK-së, anëtari  i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike Cai Qi shprehu urime të ngrohta dhe përshëndetje të sinqerta për të gjithë anëtarët e sindikatave në mbarë vendin.

Foto:CMG

Pamje nga kongresi, 9 tetor 2023, Pekin(Foto:CMG)

Gati 2000 përfaqësues nga qarqet e ndryshme morën pjesë në ceremoni, duke përfshirë mbi 50 të ftuar të posaçëm.(Zhang Yan/Artan)