Kryqi i Kuq i Kinës do të ofrojë ndihmë humanitare urgjente për Afganistanin
2023-10-10 11:10:48

CFP

CFP

Shoqëria e Kryqit të Kuq të Kinës njoftoi se ka vendosur t'i sigurojë Gjysmëhënës së Kuqe afgane 200.000 dollarë amerikanë në para të gatshme si ndihmë emergjente humanitare, në përpjekjet e saj të shpëtimit dhe të ndihmës në fatkeqësi, njofton “Xinhua”.

Afganistani u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 të shtunën pasdite me orën lokale, i pasuar nga disa të tjerë më të vegjël por të fortë.

Numri i viktimave ka arritur deri në 2500, ndërsa të plagosurit janë me mijëra.

(Fatosi)