“China Post” regjistron rritje të qëndrueshme në tetë muajt e parë të vitit
2023-10-10 11:40:32

CFP

CFP

“China Post Group Corporation Limited” raportoi rritje të qëndrueshme të të ardhurave dhe fitimeve gjatë tetë muajve të parë të vitit, njofton “Xinhua”.

Ofruesi shtetëror i shërbimit postar regjistroi rritje të të ardhurave me 8.26 për qind në bazë vjetore në 564.57 miliardë juanë (78.64 miliardë dollarë amerikanë) në periudhën janar-gusht, sipas të dhënave të publikuara nga kompania në kuadër të Ditës Botërore të Postës.

Gjatë kësaj periudhe, sipas të dhënave, fitimet e kompanisë u rritën 8.36 për qind nga një vit më parë në 75.3 miliardë juanë.

Pas vitesh zhvillimi, “China Post” ka ndërtuar një rrjet global shpërndarjeje duke mobilizuar rreth 120.000 kamionë dërgesash dhe 42 avionë mallrash, tha Liu Aili, presidenti i grupit.

Kompania planifikon të angazhohet më shumë në zhvillimin rural të Kinës, të ndihmojë në lidhjen e prodhimeve bujqësore me tregun kombëtar dhe të përmbushë nevojat logjistike të fermerëve kinezë.

“China Post” renditet në vendin e 86-të në listën e vitit 2023 të “Fortune Global 500”. (Fatosi)