Trenat intermodalë hekurudhorë-detarë të Kinës kryejnë 30.000 udhëtime
2023-10-10 15:31:36

CFP

CFP

Trenat intermodalë hekurudhorë-detarë të Kinës kanë bërë 30.000 udhëtime përgjatë Korridorit të Ri Ndërkombëtar të Tregtisë Tokësore-Detare që nga fillimi i shërbimit në vitin 2017, deklaruan autoritetet lokale në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore, njofton “Xinhua”.

Të dielën, një tren intermodal hekurudhor-detar, që transportonte 110 kontejnerë mallrash, u nis nga stacioni qendror në Guangxi Qinzhou për në komunën Chongqing të Kinës jugperëndimore, duke shënuar dhe udhëtimin e 30.000-të.

I nisur në vitin 2017, Korridori i Ri Ndërkombëtar i Tregtisë Tokësore-Detare është një vendkalim tregtar dhe logjistik i ndërtuar bashkërisht nga rajonet e nivelit provincial në Kinën perëndimore dhe anëtarët e ASEAN-it. Që nga fillimi i tij, trenat intermodalë hekurudhorë-detarë kanë regjistruar një numër në rritje udhëtimesh dhe një vëllim në rritje vjetore të ngarkesave.

Gjithnjë e më shumë produkte bujqësore nga ASEAN-i dhe vende të tjera, si orizi kamboxhian, arra e kokosit tajlandeze dhe mishi i viçit i ngrirë brazilian, kanë hyrë në tregun kinez përmes këtij korridori.

Ndërkohë, produktet e reja energjetike të Kinës, materialet e reja dhe produktet mekanike dhe elektrike dërgohen jashtë vendit përmes një transporti të tillë intermodal hekurudhor-detar, tha Li Hongfeng nga “Guangxi Beibu Gulf International Transport Development Co., Ltd”. (Fatosi)