Kina i kërkon ShBA-së të hetojë incidentin në konsullatën kineze në San-Francisko
2023-10-10 20:41:49

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të martën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh në një konferencë për shtypin se Kina i kërkon ShBA-së ta hetojë menjëherë incidentin e ndodhur të hënën në Konsullatën e Përgjithshme të Kinës në San-Francisko dhe të marrë masat e duhura.

Wang i tha medias se një person i paidentifikuar u orvat të hyjë në konsullatë për të dëmtuar stafin dhe personat civilë.