Izraeli urdhëron rrethimin e plotë të Gazës
2023-10-10 16:50:01

CFP

CFP

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, njoftoi se ka urdhëruar rrethimin e plotë të Rripit të Gazës, duke shtuar se autoritetet do ta ndërpresin energjinë, si dhe nuk do të lejojnë futjen e ushqimeve dhe karburanteve, shkruan “Panorama”.

Izraeli kontrollon hapësirën ajrore mbi Gaza dhe vijën bregdetare të saj, si dhe kufizon se kush dhe çfarë mallrash lejohen të futen brenda pikave kufitare dhe të dalin jashtë tyre.

Izraeli deklaroi formalisht luftë të dielën dhe i dha Ushtrisë dritën jeshile për hapa të mëdhenj ushtarakë për t’u hakmarrë ndaj Hamasit për sulmin befasues të së shtunës.

Autoritetet izraelite njoftuan se ushtria izraelite ka sulmuar më shumë se 1000 fronte brenda Rripit të Gazës gjatë natës mes 8 dhe 9 tetorit.

Alarme për sulme ajrore janë lëshuar të hënën në Jeruzalem dhe në gjithë Izraelin, pasi Hamasi po vazhdon të hedhë raketa nga Gaza, sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.

Zëdhënësi Daniel Hagari tha se ushtria ka rimarrë kontrollin në shumicën e komuniteteve afër Gazës, megjithëse vazhdojnë luftime të izoluara me palestinezë të armatosur.

Herët mëngjesin e së hënës, Ushtria njoftoi se luftimet po zhvilloheshin në shtatë apo tetë vende brenda territorit Izraelit. (Fatosi)

CFP

CFP