Papa Françesku: Terrorizmi dhe lufta nuk çojnë në asnjë zgjidhje
2023-10-10 16:08:54

Papa Francesku (Foto Atsh)

Papa Francesku (Foto Atsh)

Papa Françesku bëri thirrje për ndalimin e sulmeve në Izrael, duke thënë se terrorizmi dhe lufta nuk çojnë në asnjë zgjidhje, njofton “ATSH”.

“Po ndjek me shqetësim dhe dhembje atë që po ndodh në Izrael. Shpreh solidaritetin tim me familjet e viktimave. Lutem për të gjithë ata që po përjetojnë orë terrori dhe ankthi”,- deklaroi papa.

Ai bëri thirrje për të ndalur sulmet e armatosura, pasi sipas tij, terrorizmi dhe lufta nuk çojnë në asnjë zgjidhje, por vetëm në vdekjen dhe vuajtjen e shumë njerëzve të pafajshëm.

“Lufta është një disfatë. Çdo luftë është një disfatë. Le të lutemi që të ketë paqe në Izrael dhe Palestinë”,- përfundoi papa.(Fatosi)