Guterres për sulmet e Hamasit: Asgjë nuk mund të justifikojë terrorin
2023-10-10 20:14:50

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje të hënën për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve ndaj Izraelit dhe lirimin e të gjitha pengjeve. Ai gjithashtu paralajmëroi ushtrinë izraelite që të kryejë operacionet e tyre në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

“Unë i kuptojë ankesat legjitime të popullit palestinez, por asgjë nuk mund të justifikojë këto akte terrori, vrasje, gjymtime dhe rrëmbime civilësh”, u tha Guterres gazetarëve në selinë e OKB-së pas një takimi urgjent të zyrtarëve të lartë të OKB-së. “Përsëris thirrjen time për ndërprerje të menjëhershme të këtyre sulmeve dhe për lirimin e pengjeve”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se është "thellësisht i shqetësuar" që Izraeli planifikon të vendosë të gjithë Rripin e Gazës, ku banojnë më shumë se 2 milionë njerëz, nën një rrethim të plotë, duke mos lejuar hyrjen e ushqimit, karburantit dhe furnizimin me energji elektrike.

Ai tha se ndihmat humanitare dhe punonjësit e organizatave humanitare duhet të lejohen të hyjnë në Rripin e Gazës.