Kina rinovon alarmin e verdhë për tajfunin “Koinu”
2023-10-10 11:37:11

CFP

CFP

Observatori Kombëtar i Kinës lëshoi të hënën një alarm të verdhë për tajfunin “Koinu”, i cili pritet të sjellë erëra të forta dhe shi të dendur në vend, njofton “Xinhua”.

Sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike, tajfuni “Koinu”, i 14-i i këtij viti, mëngjesin e të hënës ndodhej rreth 90 km në juglindje të qytetit Taishan, në provincën Guangdong, me erëra deri në 118.8 km/orë pranë qendrës së tij.

Sipas qendrës, tajfuni drejtohej nga perëndimi, me fuqinë e tij që pritej të dobësohej gradualisht.

Zonat e prekura nga tajfuni janë Guangdong, Tajvan, Zhejiang, Fujian, Hainan dhe Guangxi.

Qendra këshilloi autoritetet lokale që të përgatiteshin për tajfunin duke urdhëruar anijet të kthehen në porte, duke pezulluar aktivitetet në natyrë dhe duke qëndruar në gatishmëri të lartë për përmbytjet e mundshme dhe fatkeqësitë gjeologjike. (Fatosi)