Kryeministri kinez Li Qiang e vuri theksin te rëndësia e përshpejtimit të transformimit digjital, për të krijuar forca dhe epërsi të reja për zhvillimin me cilësi të lartë.
Kryeministri Li Qiang në vizitë inspektim, 7 tetor 2023(Foto:Xinhua)
Kreu i qeverisë kineze i bëri këto komente gjatë një vizite inspektimi në provincën Zhejiang të Kinës Lindore nga e shtuna deri të hënën.
Li Qiang së pari ndaloi në kompaninë "Hikvision", ku pa nga afër demonstrimin e perceptimit të Internetit të Gjërave, inteligjencës artificiale (AI), teknologjisë së të dhënave të mëdha dhe fuqizimit digjital, duke inkurajuar kompaninë të fokusohet dhe të shtojë inovacionin. Ai nxiti gjithashtu përpjekjet për të bërë përparime në teknologjitë kryesore, për çlirimin e mundësive të zhvillimit të sipërmarrjeve të mëdha dhe për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme.
Kryeministri Li Qiang në vizitë inspektim, 7 tetor 2023(Foto:Xinhua)
Në një qendër në nivel distrikti për shërbimet qeveritare ndaj ndërmarrjeve në kryeqendrën e provincës Zhejiang, Hangzhou, kryeministri kinez vlerësoi përpjekjet e provincës për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe për mbështetjen e ekonomisë private. Ai kërkoi gjithashtu përmirësimin e shërbimeve qeveritare në të mirë të plotësimit të nevojave të ndërmarrjeve.