Numri i automjeteve në Kinë arrin në 430 milionë
2023-10-10 20:45:25
Foto nga CFP
Sipas të dhënave të Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës, deri në fund të shtatorit të vitit 2023, numri i mjeteve motorike në mbarë vendin arriti në 430 milionë, ndër të cilat 330 milionë janë makina dhe 18.21 milionë automjete me energji të re. Numri i drejtuesve të automjeteve arriti në 520 milionë.
Në 90 qytete kineze numri i automjeteve i ka kaluar 1 milionët, kurse në 25 qytete, të tilla si Chengdu-ja, Pekini, Chongqing-u etj., ky numër ka arritur tashmë në më shumë se 3 milionë.
Lajmet Kryesore