CFP
Çmimet e naftës janë rritur për shkak të shqetësimeve se situata në Izrael dhe Gaza mund të prishë prodhimin nga Lindja e Mesme.
Nafta e papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit më shumë se 3 dollarë në 87.68 dollarë për fuçi. Po ashtu u rritën edhe çmimet në SHBA.
Izraeli dhe territoret palestineze nuk janë prodhues të naftës, por rajoni i Lindjes së Mesme përbën pothuajse një të tretën e furnizimit global, njofton “RTSH”.
Sipas analistëve, çmimet e naftës së papërpunuar janë rritur për shkak të frikës se lufta mund të përhapet në vendet e afërta prodhuese të mëdha të naftës, si Irani dhe Arabia Saudite.
Pas nisjes së konfliktit ruso-ukrainas në shkurt 2022, çmimet e naftës u rritën, duke arritur në më shumë se 120 dollarë për fuçi në qershor të vitit të kaluar.
Ato ranë në pak mbi 70 dollarë për fuçi në maj të këtij viti, por janë rritur në mënyrë të vazhdueshme që atëherë pasi prodhuesit janë përpjekur të kufizojnë prodhimin për të mbështetur tregun. (Fatosi)