Autobusi kinez fiton dy çmime në “Busworld Europe”
2023-10-09 17:07:35


Vizitorët shikojnë një autobus elektrik nga marka kineze Yutong gjatë Busworld Europe në Bruksel, Belgjikë, 7 tetor 2023.

Autobusi i serisë T15E nga marka kineze “Yutong” fitoi dy çmime në “Busworld Europe”, “Etiketa e Përsosmërisë së Dizajnit” dhe “Etiketa e Ekselencës Ekologjike”, gjatë eventit të zhvilluar në Bruksel, njofton “Xinhua”.

Modeli T15E i Yutong, një autobus turistik ultra luksoz 15 metra i gjatë me bateri, u prezantua me performancë të shkëlqyer për sa i përket konsumit të energjisë, falë dizajnit të tij të lehtë dhe teknologjisë së kursimit të energjisë.

Në edicionin e 26-të të “Busworld Europe”, i cili zgjat deri më 12 tetor, morën pjesë 526 ekspozues nga prodhuesit në Evropë, Azi dhe Afrikë.

Ekspozita “Busworld” ofron mundësi për prodhuesit kinezë të autobusëve për të hyrë në tregun global.

Njerëzit vizitojnë kabinën e prodhuesit kinez të automjeteve BYD gjatë Busworld Europe në Bruksel, Belgjikë, 7 tetor 2023.

Përveç “Yutong”, në ekspozitë ishin të pranishëm edhe “BYD”, “Golden Dragon” dhe “Higer. Këta prodhues kinezë shfaqën risitë e tyre teknologjike dhe respektin për mjedisin.

“BYD”, prodhuesi kryesor në botë i automjeteve me energji të re, prezantoi dy nga modelet të reja “ebus”.

“Higer” prezantoi për herë të parë modelin më të fundit, “Fencer”, i cili është nominuar për “Busworld Europe 2023 Vehicle Awards”.

Një tjetër prodhues i madh kinez i autobusëve, “Zhongtong Bus”, tërhoqi vëmendjen e vizitorëve me modelin e tij të karburantit hidrogjen N12. (Fatosi)


Vizitorët shohin një autobus nga prodhuesi kinez i autobusëve Higer gjatë Busworld Europe në Bruksel, Belgjikë, 7 tetor 2023