Gjatë periudhës së pushimeve të javës së artë në Kinë pati rritje të udhëtimeve të pasagjerëve
2023-10-09 17:48:54

CFP

CFP

CFP

CFP

Një mesatare ditore prej 57.28 milionë udhëtimesh pasagjerësh u kryen gjatë Festivalit të Mesvjeshtës dhe festës së Ditës Kombëtare që përfundoi të premten, duke u rritur me 57.1 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, njofton “Xinhua”.

Nga 29 shtatori deri më 6 tetor, numri i udhëtimeve të pasagjerëve arriti në 458 milionë, njoftoi Ministria e Transportit.

Nga totali, 141 milionë udhëtime u bënë me hekurudhë, me numrin e udhëtimeve mesatare ditore që u rrit me 158 për qind në bazë vjetore në 17.64 milionë.

Udhëtimet ajrore ishin mesatarisht 2.14 milionë gjatë periudhës së festave, duke u rritur me 195 për qind nga një vit më parë.

Sipas ministrisë, udhëtimet me transport rrugor të kryera gjatë kësaj periudhe arritën në 290 milionë, ndërsa numri i udhëtimeve detare arriti në 10.18 milionë. (Fatosi)

CFP

CFP

CFP

CFP