Netanyahu mbledh Forcat Izraelite të Mbrojtjes, palestinezët thërrasin një takim urgjent të Lidhjes Arabe
2023-10-09 18:12:35

CFP

CFP

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbajtur një takim me Forcat Izraelite të Mbrojtjes për të bërë një vlerësim të sigurisë, njofton “Panorama”.

Ndërsa autoritetet palestineze kanë thirrur për një takim urgjent të Lidhjes Arabe, e cila ka 22 anëtarë, duke përfshirë Egjiptin, Irakun dhe Arabinë Saudite.

“Kërkesa për takim vjen në kuadër të agresionit brutal dhe të vazhdueshëm izraelit kundër popullit palestinez, duke përfshirë përshkallëzimin e sulmit të Xhamisë Al-Aksa”,- citoi faqja e lajmeve “WAFA” ambasadorin e Lidhjes Arabe, Muhannad Al Aklouk. (Fatosi)