Inaugurohet shërbimi i trenit të mallrave midis Shangait dhe Vientianes
2023-10-09 18:09:07

Xinhua

Xinhua

Xinhua

Xinhua

Një shërbim treni mallrash midis Shangait dhe Vientianes, kryeqyteti i Laosit, filloi të dielën, njofton “Xinhua”.

Një tren i ngarkuar me mallra, duke përfshirë fruta dhe gomë nga Azia Juglindore, u nis nga stacioni perëndimor Wangjiaying në Kunming, kryeqendra e provincës Yunnan të Kinës jugperëndimore të dielën në mëngjes, duke shënuar dhe inaugurimin e shërbimit.

Treni pritet të arrijë pas 82 orësh në Shangai, sipas zyrës së informacionit të qeverisë komunale Kunming.

Ky shërbim treni, i cili lidh Hekurudhën Kinë-Laos dhe Hekurudhën Shangai-Kunming, do të operohet në të dyja drejtimet.

Hekurudha Kinë-Laos është një projekt historik nën nismën “Një brez, një rrugë”. Që nga fillimi i funksionimit të tij në dhjetor 2021, trenat që përdorin linjën kanë dërguar rreth 27 milionë tonë ngarkesë në destinacione duke përfshirë Laosin, Tajlandën, Vietnamin dhe Mianmarin.

Sipas të dhënave, deri në 25 zona provinciale në Kinë kanë nisur shërbimet ndërkufitare të trenave të mallrave përgjatë linjës hekurudhore.  (Fatosi)

Xinhua

Xinhua

Xinhua

Xinhua