Mbyllet tubacioni i gazit (Foto Panorama)
Një tubacion nënujor i gazit që lidh Finlandën dhe Estoninë u mbyll të dielën pas një rënieje të papritur të presionit, që me gjasë është shkaktuar nga një rrjedhje, njoftoi kompania finlandeze e sistemit të gazit, “Gasgrid”, dhe operatori estonez, “Elering”, përcjell “Panorama”.
Sipas “Gasgrid”, shkaku i rrjedhjes është ende i paqartë, por aktualisht furnizimet me gaz janë të qëndrueshme. Kompania njoftoi se gazsjellësi është izoluar me qëllim që të parandalohet humbja e mëtejme e gazit.
Tubacioni “Balticconnector”, i gjatë 77 kilometra, midis Inko në Finlandë deri në Paldiski në Estoni, përshkon Gjirin e Finlandës që gjendet në detin Baltik dhe shtrihet në lindje në ujërat ruse dhe përfundon në portin e Shën Pjetërburgut.
Në vitin 2022, gazsjellësi “Nord Stream”, që kalon nën Baltik dhe lidh Rusinë me Gjermaninë, u dëmtua nga shpërthimet. Autoritetet thanë se shpërthimet janë shkaktuar nga akte të qëllimshme të sabotimit.
Në kohën kur u vërejt rënia e presionit, gazsjellësi - që transporton gaz në të dyja anët varësisht nga kërkesa - ishte duke transportuar rreth 30 gigavat orë gaz në ditë nga Finlanda në Estoni.
Autoritetet në Estoni thanë se do të furnizohen me gaz në Letoninë fqinje. (Fatosi)