CFP
Një ortek në malin Shishapangma në rajonin autonom Xizang të Kinës, të shtunën pasdite, u mori jetën dy alpinistëve, ndërsa dy të tjerë rezultuan të zhdukur, njoftoi Zyra rajonale e Sporteve, citon “CGTN”.
Sipas ekipeve të shpëtimit, orteku ka ndodhur në një lartësi mbi 7600 metra.
Një hetim paraprak zbuloi se një alpinist amerikan dhe një alpinist nepalez u vranë, një tjetër alpinist amerikan dhe alpinist nepalez u zhdukën dhe një alpinist nepalez u plagos rëndë.
Ekipet e shpëtimit u dërguan në kampin bazë të malit Shishapangma menjëherë pas ortekut dhe të gjitha aktivitetet e ngjitjes janë pezulluar.
Që nga mbrëmja e së shtunës, alpinisti nepalez i plagosur rëndë thuhet se është jashtë rrezikut dhe po shoqërohet nga ekipi i shpëtimit. (Fatosi)