Kina shprehet thellësisht e shqetësuar për përplasjen palestinezo-izraelite dhe kërkon armëpushim
2023-10-09 16:11:52

Kina është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin aktual të tensioneve dhe dhunës midis palestinezëve dhe izraelitëve dhe u bën thirrje palëve përkatëse të qëndrojnë të qetë dhe të ushtrojnë përmbajtje, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, njofton “CGTN”.

CFP

CFP

Deklarata e tij vjen pas konflikteve të ashpra midis grupeve të armatosura izraelite dhe palestineze në Rripin e Gazës që kanë shkaktuar shumë viktima nga të dyja palët.

Zëdhënësi kërkoi një fund të menjëhershëm të armiqësive për të mbrojtur civilët dhe për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

Përsëritja e konfliktit tregon edhe një herë se ngecja e zgjatur e procesit të paqes nuk mund të zgjasë, tha zëdhënësi, duke shtuar se rruga themelore për të dalë nga konflikti qëndron në zbatimin e zgjidhjes me dy shtete dhe krijimin e një shteti të pavarur të Palestinës.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë me urgjencë më të madhe, të rrisë kontributin në çështjen e Palestinës, të lehtësojë rifillimin e hershëm të bisedimeve të paqes midis Palestinës dhe Izraelit dhe të gjejë një mënyrë për të sjellë paqe të qëndrueshme”,- tha zëdhënësi.

Ai theksoi se Kina do të vazhdojë të punojë pandërprerë me komunitetin ndërkombëtar drejt arritjes së këtij qëllimi. (Fatosi)