Shangai do të zhvillojë Javën Ndërkombëtare të Industrisë së Biomjekësisë
2023-10-09 17:35:02

CFP

CFP

Java Ndërkombëtare e Industrisë së Biomjekësisë, e planifikuar për t’u zhvilluar nga 16 deri në 20 tetor në Shangai, synon të promovojë më tej zhvillimin me cilësi të lartë të këtij sektori, thanë autoritetet lokale, citon “Xinhua”.

Sektori i biomjekësisë është industria kryesore e qytetit për tre dekada, me prodhimin e përgjithshëm që është rritur nga rreth 5 miliardë juanë (rreth 696 milionë dollarë amerikanë) në gati 200 miliardë juanë sot.

Përveç kësaj, industria në zhvillim ka parë që shkalla e saj totale të arrijë gati 900 miliardë juanë, njoftoi qeveria komunale gjatë një konference për shtyp.

Që nga viti 2019, Shangai ka lançuar ilaçe të reja dhe pajisje të klasit botëror. Rreth 80 për qind e 20 ndërmarrjeve më të mira të pajisjeve farmaceutike në botë e kanë zgjedhur qytetin si selinë e tyre rajonale, ose si qendër për përpjekjet e kërkimit dhe zhvillimit, tha Wu Jincheng, drejtor i Komisionit Komunal të Ekonomisë dhe Informatizimit të Shangait.

Java Ndërkombëtare e Industrisë së Biomjekësisë është mbajtur dy herë në Shangai që nga viti 2021. Edicioni i këtij viti synon të shfaqë arritjet shkencore dhe teknologjike, kërkimin akademik dhe të mbështesë bërjen globale të ndërmarrjeve kineze të biomjekësisë. (Irma)