Mbyllet tubacioni i gazit (Foto Panorama)
Interesi i vendeve të BE-së për blerjet e përbashkëta të gazit vazhdon ende.
Sipas zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Maros Sefcovic, në raundin e tretë të tenderëve, furnitorët paraqitën oferta me një vëllim prej 18.1 miliardë metra kub gaz (bcm).
“Kjo është e ngjashme me raundin e parë ku sasia arriti në 18.7 miliardë metra kub gaz natyror dhe paraqet një rritje në raundin e dytë, i cili arriti në 15.19 bcm”, thuhet në deklaratë, njofton “ATSH”.
Një total rekord prej 16.5 miliardë metra kub gaz natyror ishte kërkuar më parë nga 39 kompani evropiane.
“Kompanitë dhe furnizuesit u mblodhën për një vëllim prej 11.9 miliardë metra kub”, bëri të ditur KE-ja.
Kompanitë tani mund të negociojnë drejtpërdrejt kontratat e furnizimit me furnizuesit e gazit.
Në raundin e parë ishte 10.9 miliardë dhe në të dytin 12 miliardë metra kub.
Vendet e BE-së vendosën të blejnë bashkërisht gaz për të siguruar çmime më të qëndrueshme për kompanitë dhe për të rimbushur objektet e depozitimit të gazit, në kuadër të konfliktit ruso-ukrainas. (Fatosi)