Qindra viktima e mijëra të plagosur nga konflikti i armatosur Hamas-Izrael
2023-10-09 16:21:00

CFP

CFP

Qindra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur në Izrael në sulmin e madh të nisur nga Hamasi nga Rripi i Gazës, sipas burimeve mjekësore, njofton “ATSH”.

Në Rripin e Gazës, sulmet hakmarrëse izraelite vranë mbi 230 persona dhe plagosën afro 1700 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Organizata militante palestineze Hamas gjuajti më shumë se 3000 raketa drejt Izraelit të shtunën.

Sipas ushtrisë izraelite, palestinezë të armatosur përparuan në Izrael nga toka, deti dhe ajri.

Pati sulme të rënda me raketa në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në disa qytete, përfshirë Tel Avivin.

Disa sulmues kishin marrë pengje izraelite.

Sipas raporteve ushtarake, disa izraelitë u futën në Rripin e Gazës.

Numri i viktimave, fatkeqësisht, është në rritje. (Fatosi)

CFP

CFP