Raporti i OKB-së kritikon racizmin e policisë dhe të drejtësisë amerikane
2023-10-09 17:56:30
Foto nga CFP
Ditët e fundit, grupi i pavarur i ekspertëve "Nxitja e drejtësisë dhe e barazisë raciale" i Këshillit të të Drejtave të Njeriut nxori një raport, ku kritikon departamentet e policisë dhe të drejtësisë penale amerikane për racizmin ndaj afroamerikanëve dhe u kërkon autoriteteve amerikane ta përmirësojnë këtë gjendje, duke paraqitur 30 propozime përmirësimi.
Në raport vihet në dukje se, si trashëgimi e skllavërisë, tregtisë së skllevërve e politikave të aparteidit, racizmi sot në ShBA ekziston në formën e diskriminimit racial, vrasjeve nga policia dhe shkeljes së të drejtave të njeriut. (Fani)
Lajmet Kryesore