Të ardhurat nga biletat e Lojërave Aziatike i kalojnë 610 milionë juanë
2023-10-09 17:38:15

CFP

CFP

Gjatë Lojërave Aziatike Hangzhou janë shitur mbi 3.05 milionë bileta, me të ardhura që i kalojnë 610 milionë juanë (83.5 milionë dollarë amerikanë), thanë organizatorët e eventit sportiv, citon “Xinhua”.

“Ka pasur një numër të lartë shitjesh të biletave. Numri i përgjithshëm është më shumë se 3.05 milionë bileta të shitura, duke gjeneruar më shumë se 610 milionë juanë”,- deklaroi zëdhënësi kryesor i Lojërave Aziatike, Mao Genhong në një konferencë për shtyp.

Mao tha se çdo gjë ka shkuar qetë dhe ka qenë një situatë e rregullt. (Irma)

CFP

CFP