Izraeli sulmon Libanin e jugut
2023-10-09 17:29:20

CFP

CFP

Artileria izraelite goditi Libanin e jugut të dielën në mëngjes, në përgjigje të zjarrit që vinte nga ajo zonë, njoftoi ushtria izraelite përmes një deklarate të publikuar, përcjell “ATSH”.

“Artileria izraelite goditit zonën e Libanit nga ku pati një sulm”,- thuhet në deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e këtij sulmi.

Ky njoftim vjen pasi Izraeli po përballet me një ofensivë që nga e shtuna nga lëvizja islamike palestineze Hamas, e nisur nga Rripi i Gazës, në krahun e saj jugor.

Hamasi dhe lëvizjet e tjera palestineze të përfshira në luftën e armatosur kundër Izraelit janë të vendosura në Libanin jugor. (Fatosi)

CFP

CFP